Së shpejti qyteti i Vlorës, do të ketë një sistem parking me pagesë në plot 21 rrugë.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak të Vlorës me votat e këshilltarëve të mazhorancës. Ky plan u kundërshtua nga ana e këshilltarëve të opozitës të cilët u shprehën se duhej një analizë më e gjerë për këtë çështje.
Ndërsa socialistët pretenduan se struktura e bordit drejtues që do merret me menaxhimin e këtij plani, është gati. Mësohet se menaxhimi do të bëhet nga bashkia dhe jo nga një kompani private.
Sipas socialistëve, ky sistem parkimi është një nevojë jetike për qytetarët e Vlorës dhe për turistët që vizitojnë qytetin bregdetar. Versus.al








