AKTUALITET /

Nallbati goditi me grusht deputetin e PS, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe pushon hetimet

Sipas SPAK, nuk provohet vepra penale për të cilën akuzohej deputeti demokrat Bledion Nallbati.

Shkruar nga Versus

Nallbati goditi me grusht deputetin e PS, GJKKO pranon kërkesën e SPAK

Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e hetimeve për goditjen e deputetit Vullnet Sinaj të PS nga ana e deputetit demokrat Bledion Nallbati gjatë një séance plenare të zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.

Ka qenë SPAK që në shtatorin e këtij viti i kërkoi Gjykatës së Posaçme pushimin e çështjes me argumentin se në pamjet e siguruara nuk provohen veprat penale për të cilat akuzohej deputeti i Partisë Demokratike.

Skenat e përplasjes mes deputetëve u zhvilluan në Kuvend vitin e kaluar në kuadër të aksionit të dhunshëm opozitar të nisur pas mos-pranimit të qeverisë për krijimin e komisioneve hetimore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: