
Ermir Ndreaj, i arrestuar muaj më parë gjatë një aksioni të SPAK kundër grupit që trafikonte drogë në Belgjikë, ka kërkuar së fundmi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Tropojani i njohur me nofkën “Cinco” pretendon se ka probleme shëndetësore dhe prandaj nuk mundet të qëndrojë në qeli. Ai u arrestua më 25 korrik së bashku me 3 persona të tjerë, mes të cilëve dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.
Rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë, ku bënte pjesë edhe Ermir Ndreaj, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Hetimet e SPAK u drejtuan nga Altin Dumani dhe Adnan Xholi. Ndërsa Ndreaj është një emër i njohur pasi rezulton të jetë biznesmen i fuqishëm me pronësi mbi një klub nate, një restorant luksoz dhe një klinikë estetike. Versus.al







