AKTUALITET /

Policia e burgjeve kontroll të befasishëm në burgun e Durrësit, kapen celularë, i përdornin të dënuarit

Ky operacion u krye me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit

Shkruar nga Versus

Policia e burgjeve kontroll të befasishëm në burgun e

Policia e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në burgun e Durrësit, me qëllim identifikimin e sendeve të paligjshme.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar 10 telefona celularë, që dyshohet se janë përdorur nga të dënuarit.

Sipas informacioneve, 2 prej tyre janë gjetur në qelitë e burgut, ndërsa pjesa tjetër në ambientet e jashtme të institucionit.

Ky operacion u krye me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, në burgun e Fushë-Krujës ka shpërthyer një lëndë plasëse artizanale, e përgatitur me nitrat, e cila është hedhur pranë gjeneratorit të burgut, i ndodhur në rrethimin e jashtëm të institucionit.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë, sipas burimeve për mediat, hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore: njëra ka të bëjë me një tentativë për arratisje, ndërsa pista tjetër lidhet me mundësinë e një mesazhi paralajmërues drejtuar stafit drejtues të burgut./Versus.al

Poll