AKTUALITET /

Skandal në Dibër/ Drejtori në Bulqizë dhunon punonjësen, gjithçka nisi nga një karrige e prishur

Ngjarja ka nisur për shkak të një karrigeje të dëmtuar dhe është përshkallëzuar në fyerje, kërcënime dhe dhunë fizike.

Shkruar nga Versus
Skandal në Dibër/ Drejtori në Bulqizë dhunon
Foto ilustruese

Një tjetër skandal është shënuar në institucionet shtetërore, ku një punonjëse është dhunuar nga drejtori i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë.

Sipas raportimeve të fundit të Web.lajm, referuar dosjes së Prokurorisë, mësohet se mesditën e së martës, punonjësja me inicialet Sh.D është dhunuar nga Julian Damzi, i cili mban postin e drejtorit të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë.

Ngjarja ka nisur për shkak të një karrigeje të dëmtuar dhe është përshkallëzuar në fyerje, kërcënime dhe dhunë fizike.

Shtetasja Sh.D ka bërë kallëzim penal kundër Damzit, duke e akuzuar se e ka goditur me shuplakë brenda ambienteve të punës, me pretendimin se ajo kishte debatuar me bashkëshorten e tij.

Në një pjesë të dosjes së publikuar nga Web Lajm, thuhet:

"Pak më parë ka ardhur E... së bashku me bashkëshortin, shtetasin Julian Damzi, i cili më ka folur me zë të lartë duke më thënë: ‘Çfarë ke ti që zihesh me nusen time?’ dhe më ka shtyrë e më goditur me shuplakë."

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa priten detaje të mëtejshme për të sqaruar motivet e debatit dhe qëndrimet e palëve të përfshira.

Pjesë nga dosja e referur në Prokurori

Pas u fut tek zyra tjeter duke marrë një karrike dhe karrikja ishte e demtuar dhe filloj duke bertitur se si keni marre kete karrik ashtu duhet ta derzoni dhe unë thashë që karrikja është-nje mjet për tu persdor per punet e zyres së shtetit dhe i thashë ajo karrike ekziston ajo është por thjeshte është prishur, nga ky momento ajo vazhdoj duke bërtitur dhe duke thenë që do i them Drejtorit që keni prishur karriket dhe do mbani ju pěrgjegjësi pěr kete që keni bere ose dopaguani 15.000 mije lek tẽ reja per karriken dëmtuar.

Ne tham nẽ rregull si tẽ thuash ti vetem nga ana juaj e kemi dēgjuar qẽ paguhen karriket e shtetit që demtohen duke punuar. Pasi ketij momenti une bashkë mẽ koleget e mija po qëndromin nẽ sallon po prisnim që te vinin punonjesit për të marrë disa objekte dosje që kishin berë gati.

Në kete momento vjen përseri E…..bashkë mẻ bashkëshortin shtetasin Julian Damzi i cili me drejtohet me ze të lart duke methen cfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt me ka shtyer dhe me ka goditur me shuplakë më pas ka ndërhyre punojsit që ishin prezent te cilet janë sà,për ta ndaluar por ai përseri nuk ndalonte dhe vazhdonbte duke meeti,ndjexar për teo aItur me pas kolegja ime Elda merr ne telefon Administatorin ẹ shoqëris per ti then per situaten e ndodhur dhe, shtetasi Julian dazmi ne ate moment godet telefonin nga dora dhe ku perseri më ka goditur me shuplaku ne krah dhe mbas koke. Mbas ket, jam larguar dhe kamë telefonuar direkt Policin.

Skandal në Dibër/ Drejtori në Bulqizë dhunon
Pjesë nga kallzimi për Dhunën e Pretenduar
Poll