Durrës- Në kuadër të një operacioni të zhvilluar 4 ditë më parë ku u kapën disa shtetase të huaja nga Kolumbia që kryenin prostitucion, policia ka arrestuar edhe tutorin 28 vjeçar, po ashtu shtetas kolumbian.
I riu i identifikuar si Duvan Gomez, dyshohet se ishte personi që rekrutonte shtetase kolumbiane për t’i sjellë në Shqipëri ku u premtonte punësim me pagë deri në 3 mijë euro, por në fakt i shfrytëzonte për protstitucion.
Pak ditë më parë 2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







