AKTUALITET /

"Vendosi shenjë, gjeni një oborr", udhëzim deri në detaje, zbardhet biseda mes Visit të Pojës dhe Adi Çobës për trafikun e kokainës

Shkruar nga Versus
"Vendosi shenjë, gjeni një oborr", udhëzim deri në
Adi Çoba dhe Ervis Doçi "Miri i Pojës"

Në dosjen e siguruar nga Versus.al, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbardhur dhe dokumentuar verifikimin e bashkëpunimit mes Adi Cobës, i cili siguronte kokainë dhe heroinë nga Turqia me Ervis Doçin të njohur si Visi i Pojës (Nipi i Xhevdet Troplinit).

Në këto komunikime, provohet realizimi i dërgesës së 8 kg kokainë nga Gjermania drejt Italisë. Falë një marrëveshje të bërë me Adi Çobën, Visi i Pojës më 5 gusht të vitit 2020 dërgoi në Itali nëpërmjet një korrieri një sasi prej 8 kg kokainë e cila i është dorëzuar fizikisht Agron Ganajt në Bari. SPAK sqaron se përmbajtja e bisedës mes tyre është e shoqëruar me fotografi duke mos lënë asnjë dyshim mbi aktivitetin kriminal të kryer prej tyre.

Pas kontaktit që Adi Çoba kishte patur me shtetasin Italian Angello Zanzarelli, “Visi i Pojës” i kishte shkruar Adi Çobës duke i dhënë udhëzime mbi mënyrën e dorëzimit të parave dhe vendodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, sipas tij më së miri do të ishte një oborr.

"Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (...) është në Gjermani, shoh (...) 8 copë, i kemi bashkë (...) 4+4 (...) pasnesër do të vijë ke ty (...) jepi shoferit paratë çfarë ke (...) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (...) dhe vendos një shenjë (...) ose të paktën një oborr privat (...) përveç garazhit"- thuhet në mesazhin që Visi i Pojës i ka dërguar Adi Çobës.

Në këtë mënyrë, u konstatua se 8 kg kokainë mbërritën në Itali falë marrëveshjes mes Çobës dhe Ervis Doçit i cili për shkak të fuqisë së tij dhe grupit kriminal të organizuar, kishte arritur ta gjende lëndën narkotike në Gjermani dhe ta niste drejt Italisë. Versus.al

Poll