AKTUALITET /

VIDEO/ Shqiptarët përleshen me thika në Selanik, dy të plagosur

Sipas mediave greke bëhet fjalë për dy persona të moshës 54 dhe 48 vjeç

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shqiptarët përleshen me thika në Selanik, dy të

Një ngjarje veçanërisht e rëndë me të plagosur, një prej të cilëve në gjendje kritike ka ndodhur në Evosmos të Selanikut , konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou, ku dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme.

Sipas informacioneve, dy personat janë përplasur për një arsye të panjohur, me thikë. Bëhet fjalë për dy persona të moshës 54 dhe 48 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin “Papageorgiou” 

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital.

Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Poll