AKTUALITET /

VIDEO / Terror te “Liqeni i Thatë”: 31-vjeçari i armatosur plagos dy qytetarë gjatë arratisjes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas burimeve zyrtare, në momentin që efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, Krrashi ka injoruar urdhrin e Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke shkaktuar kaos në rrugë.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Terror te “Liqeni i Thatë”: 31-vjeçari i
Një ndjekje me armë dhe përplasje automjetesh ka ndodhur rreth mesditës së sotme në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” ka tentuar të ndalojë një automjet me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishte dyshime se po qarkullonte me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas burimeve zyrtare, në momentin që efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, Krrashi ka injoruar urdhrin e Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke shkaktuar kaos në rrugë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjatë arratisjes ai ka përplasur disa automjete dhe një motomjet, ku për pasojë janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. sipas informacioeneve të para dyshohet se i plagosuri ështënjë punonjës i policisë, ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pasagjere në motorin e përplasur nga Krrashi. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ndjekjeje intensive nga shërbimet e Policisë, automjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri tip pistoletë.

Policia ka nisur hetimet dhe njoftoi se detaje të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve procedurale.

Poll