AKTUALITET /

Vr*u me thikë bashkëmoshatarin e tij, gjykata e Shkodrës dërgon për gjykim 15 vjeçarin

Shkruar nga Versus
Vr*u me thikë bashkëmoshatarin e tij, gjykata e Shkodrës
Foto nga vendngjarja e mbrëmjes së 14 tetorit

Shkodër- Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen e hetimeve ndaj 15 vjeçarit K.K i cili më 14 tetor vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij E.Gj pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 tëmbrëmjes në lagjen “Skënderbeg” të kryeqendrës së veriut. K.K goditi disa herë me thikë bashkëmoshatarin e tij duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale për të miturin.

Trupi i pajetë i 15 vjeçarit u gjet nga një kalimtar i rastit, ndërsa autori u largua fillimisht nga vendngjarja së bashku me një person tjetër, për t’u arrestuar pak më vonë nga policia. Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale.

Ndërsa pak ditë më vonë një tjetër ngjarje tronditi vendin pasi një 14 vjeçar në Tiranë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij vetëm pak metra larg shkollës ku të dy bashkë bënin mësim. Versus.al

Poll