Ironia nuk vdes kurrë, vetëm vonon pak. Donald Trump, ish-presidenti që dikur tallej publikisht me Joe Biden për pengesat e tij në shkallët e avionit, ka marrë një shije të asaj që vetë shpërndante: ai vetë është penguar teksa ngjitej në bord të Air Force One, gjatë një udhëtimi drejt Camp David.
Ngjarja ndodhi pas një ndalese në Hagerstown, Maryland, ku Trump, pas një interviste të shkurtër me gazetarët, u kthye në rolin e tij të preferuar — protagonist i një momenti viral… pa dashje.
Nëse dikur qeshte me Bidenin që “kërcente” nga shkallët si të ishin pjesë e një kursi me pengesa për veteranë, sot interneti po ia kthen me të njëjtën monedhë. Videoja ku Trump pengohet është bërë virale dhe komentet janë më të pamëshirshme se ndonjëherë:
“Koha që Trump të blejë një karrocë.”
“Kush e pengoi, egoja apo graviteti?”
Mesa duket, graviteti nuk njeh partinë. Dhe karma, kjo e vjetër zonjë me humor të zi, thjesht nuk fal. Versus.al







