POLITIKË /

Begaj takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pakthyeshme

Shoqëruar nga Zonjat e Para, Begaj dhe Trump realizuan një foto zyrtare.

Shkruar nga Versus

Begaj takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Miqësia

Presidenti Bajram Begaj ka publikuar në rrjetin e tij social një fotografi ku shfaqet krah presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melanie Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”- shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Kujtojmë se presidenti i Shqipërisë ndodhet prej disa ditësh në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork ku po diskutohet për zgjidhjen e krizave aktuale në botë dhe sfidat që i presin kombet e bashkuara në vazhdim. Kryeministri Edi Rama zgjodhi që këtë herë të mos ishte i pranishëm në asamblenë e OKB dhe në vend të tij dërgoi Begajn. Versus.al

Poll