POLITIKË /

Berisha për vrasjen e gjyqtarit në Tiranë: Dëshmon pasigurinë e madhe që ekziston në vend

Teksa ngushëlloi familjarët, Berisha kërkoi dënimin më të rreptë për autorin e ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Berisha për vrasjen e gjyqtarit në Tiranë: Dëshmon

Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar me forcë vrasjen e ndodhur sot në gjykatën e Apelit të Tiranës ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja.

Teksa i shprehu ngushëllimet familjarëve, Berisha tha se kjo ngjarje e rëndë është dëshmi e pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend dhe të krontrollit të rendit nga krimi.

“Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja. Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri sallen e gjyqit, në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallen e gjyqit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”- shkruan Berisha në reagimin e bërë. Versus.al

Poll