POLITIKË /

“Erdha në Tiranë të të vrisja, por ti ngjitesh më lart”, Rama zbulon bisedën me aleatin gjerman të Berishës

Në formë shakaje Rama shkruan se pavarësisht "kundërshtive' mes tyre, nuk do t'ja falë kurrë eurodeputetit gjerman që nuk ka pirë kafe me të gjatë vizitave në Tiranë.

Shkruar nga Versus
“Erdha në Tiranë të të vrisja, por ti ngjitesh më
Fotomontazh: Berisha dhe Elmar Brok (14 maj 2024), Rama dhe Elmar Brok, Gjermani 29 maj 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjermani ku do të marrë pjesë në “Charlemagne Europa Forum” për takime pune. Falë një postimi në rrjetin social facebook, Rama ka zbuluar se ka patur një takim me politikanin gjerman Elmar Brok i cili njihet si mik i Sali Berishës të cilin e vizitoi vitin e kaluar teksa ishte në arrest shtëpie.

Në mbishkrimin e fotos së publikuar, Rama ka zbuluar edhe bisedën që kishte patur me Brok të cilit i shpreh “hatërmbetjen” për faktin se kurrë nuk kishte pirë kafe me të.

Postimi i Ramës:

Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër

Aachen, Gjermani

Në maj të vitit të kaluar, eurodeputeti gjerman Elmar Brok vizitoi Berishën në Tiranë në banesën e tij ku mbahej nën arrest shtëpie për t’i shprehur mbështetjen e tij në atë që e konsideronte si ‘sulm politik’ ndaj kryedemokratit. Brok njihet si aleat i ngushtë i Berishës me të cilin ka bashkëpunuar ndër vite. Versus.al

Poll