Kryeministri Edi Rama ka përshkruar mbrëmjen e kaluar si një nga ditët më të këndshme të jetës së tij politike, pasi 100 të rinj të Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) e ftuan për darkë.
Gjatë një deklarate në një takim në Vlorë, Rama theksoi se iu bë shumë e qartë se ata, pavarësisht se nuk janë socialistë dhe ndoshta nuk do të bëhen kurrë, dëshirojnë të investojnë votën e tyre në PS më 11 maj.
Ai e quajti këtë një akt të guximshëm, për të cilin i falënderoi të rinjtë, ndërsa e shfrytëzoi këtë moment për të reaguar ndaj sulmeve nga opozita, duke akuzuar ata që qëndrojnë në “kënetën” politike se për ata, “nëse bën si buf, je qendrestar, ndërsa kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur”.
''Mbrëmë unë kam pasur një nga ditët më të këndshme të jetës sime politike sepse më kanë ftuar për darkë një grup rreth 100 të rinj dhe të reja të FRPD-së. Më ftuan për darkë, u thashë: E kuptoni sa mirë jetohet në Vlorë sa dhe ju që jeni në opozitë shih sa mirë që jetoni.
Po përtej shakasë dua të them këtë: e para i falenderoj për kurajën që në një moment kaq të rëndësishëm si ky atë panë atë që duhet të shohim të gjithë. Ata nuk u bën socialist dje, mbase nuk bëhen asnjëherë socialist nuk ka asnjë problem por dje ata erdhën dhe bashkë me zyshën Zamirën thanë që ne duhet ta investojnë votën tonë tek Partia Socialiste më 11 maj. I falenderoj për kurajon shpresoj që këtë shembull ta marrin të tjerët. E dyta u kërkoj ndjesë atyre jo se bëra unë një faj këtë rast por sepse sot u bën objekt i një sulmi tipik të kënetës, se te këneta kur bën si buf je qendrestrar kur në një moment dukesh njeri je i lidhur me bandat dhe je i shitur. Atyre nuk duhet t'ju vij keq thjesht ata duhet të ndjenjë keqardhje se ku është katandisur ajo force poltike që lindi si forca e shpresës dhe sot është bërë llumi i kënetës.'' u shpreh Rama.
Më pas kreu i qeverisë nuk kursye dhe kritikat siç tha ai për një grup njerëz të Partisë Socialiste në këtë qytet por pa përmendur emrat. Rama u shpreh se ky grup njerëzish kanë qenë të aftë ta mbyllin partinë.
''Dhe e treta unë kam shumë rezerva për Partinë Socialiste të Vlorës ky nuk është sekret e kam ndarë këtë gjë vazhdimisht dhe kam besuar që pengesa jonë për të marrë atë që ne mund të marrin nga qytetarët e Vlorës për atë që kemi bërë dhe për atë që do të bëjmë pavarësisht të meta pengesa nuk është kundërshtari i jonë opozita është Parita Socialiste e Vlorës, unë kështu besoj. Kur them Partia Socialiste jo anëtarsia por një grup njerëzh që kanë qenë të aftë ta mbyllin partinë dhe ti thonë gjithë Vlorës që lëre se çfarë thotë Edi Rama në televizor këtu jemi ne dhe dje jam ndjerë shumë keq kur kam dëgjuar nga disa të rinj se si ata janë ndjerë në raport me përfaqësuesit tanë këtu.'/Versus.al








