Partia Socialiste do të çel fushatën e saj në sheshin ‘Skendërbej’.
Në një postim në llogarinë e tij në rrjete sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama shkruan se mitingu do të jetë në orën 12 të datës 12 prill teksa përdor si ogo edhe flamurin me 12 yje të Bashkimit Europian, me premtimin se ‘në mandatin e katërt qeverisës, Shqipëria do të anëtarësohet në union.
Postimi i kreut të qeverisë Edi Ramës:
“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama.








