POLITIKË /

Premtimi i Berishës: Do të bëjmë një audit të tipit Elon Musk në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve

Berisha u zotua të realizojë një audit të plotë, të ngjashëm me atë të Elon Musk, për të gjetur dhe kthyer çdo qindarke të vjedhur nga qytetarët. Themelimi i programit të tij përfshin katër shtylla kryesore.

Shkruar nga Versus
Premtimi i Berishës: Do të bëjmë një audit të
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke iu referuar një deklarate të ish-presidentit amerikan Donald Trump për rrezikun e gënjeshtarëve, theksoi se 12 vitet e fundit në Shqipëri kanë qenë një nga periudhat më të korruptuara në histori, të krahasueshme me regjimin e Enver Hoxhës.

Ai prezantoi Librin e Zi si një dokument që jo vetëm zbulon të zezat e këtij regjimi, por edhe tregon potencialin e Partisë Demokratike (PD) për të ndryshuar vendin.

Berisha u zotua të realizojë një audit të plotë, të ngjashëm me atë të Elon Musk, për të gjetur dhe kthyer çdo qindarke të vjedhur nga qytetarët. Themelimi i programit të tij përfshin katër shtylla kryesore.

Berisha: Këto ditë po lexoja një fjalë të presidentit Trump.
Çfarë thoshte? Presidenti Trump thoshte më i keqi është gënjeshtari. Më i keqi se çdo njeri tjetër. Të rrëmben kohën dhe i numëronte me radhë të këqijat e gënjeshtarit.
Po në qoftë se e përfytyron në një moment këto 12 vite, këta janë piramida më e madhe e mashtrimit në histori pas Enver Hoxhës.

Ndaj dhe Libri i Zi, jo vetëm u paraqet shqiptarëve të zezat e këtij regjimi, por Libri i Zi paraqet para shqiptarëve potencialet e mëdha që ekzistojnë për PD-në, domosdoshmërinë e një auditi të tipit Elon Musk në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Dhe unë u garantoj se kjo do ndodhë.
Ndaj dhe në programin tonë, shtyllë kryesore krahas paketës së dhembshurisë, krahas Made in Albania, krahas Shqipërisë Madhështore, kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë tonë.

Kjo është shtyllë themelore.
Në qoftë se ne nuk bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë, ne kemi mashtruar shqiptarët.
Ne do bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë.
Ne do rendim pas çdo qindarke të vjedhur qytetarëve shqiptarë dhe do ua kthejmë atyre.
Të gjitha pasuritë e vendosura mbi paratë e vjedhura do u kthehen atyre.
Të gjitha pasuritë e krimit do u kthehen atyre.
Askush nuk ndalet. Ne do ndalemi.
Narkoeuro. Euro, kjo monedhë e bekuar, në Shqipëri është shndërruar në një monedhë ndëshkuese. Shkatërron për shkak të drogës të gjitha bizneset e eksporteve. Mbyllen njëra pas tjetrës.
Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove./Versus.al

Poll