POLITIKË /

Surpriza / Flor Binaj shpall kandidaturën për kryebashkiak: "Tirana t’u rikthehet qytetarëve!"

Premton drejtim “pa ngjyrime partiake” dhe thirrje për bashkim qytetar

Shkruar nga Versus

Surpriza / Flor Binaj shpall kandidaturën për kryebashkiak:

Aktori dhe aktivisti i njohur Florian Binaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke hyrë në garën politike me një mesazh të qartë për qytetarët: rikthimi i besimit tek institucioni i bashkisë dhe largimi i ndikimit partiak nga drejtimi i kryeqytetit.

Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj theksoi se kandidatura e tij nuk është pjesë e asnjë subjekti politik dhe se ai synon të përfaqësojë qytetarët e Tiranës pa dallim bindjesh apo përkatësish partiake.

“Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët,” u shpreh Binaj. “Asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera për ndryshim. Kam vendosur të jap gjithë veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, sepse asnjë qytet, e aq më tepër kryeqyteti, nuk mund t’i shërbejë vetëm palës politike që e drejton.”
Duke e konsideruar veten si një qytetar aktiv dhe familjar i rritur në Tiranë, Binaj kritikoi mënyrën sesi politika ka ndikuar negativisht në zhvillimin urban dhe cilësinë e jetës në kryeqytet. Ai shprehu bindjen se edhe një mandat i pjesshëm mund të sjellë frymë bashkimi dhe përmirësimi konkret në jetën e përditshme të qytetarëve.

Surpriza / Flor Binaj shpall kandidaturën për kryebashkiak:

Kandidatura e Binajt vjen në një moment kur opozita deklaroi se do të mbështeste kandidatura të pavarura, por të gatshme që të përballen me sistemin.  

“Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike që duan vërtet ndryshimin, pavarësisht ngjyrave, të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim tek qytetarët, ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta,” përfundoi ai.
Binaj ftoi qytetarët, intelektualët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të majtë e të djathtë, t’i bashkohen kësaj nisme për ta kthyer bashkinë në një institucion që u shërben të gjithëve njësoj – si “shtëpia e përbashkët e qytetarëve të Tiranës.”

Poll