POLITIKË /

‘’Thellësisht i tronditur’’, Begaj reagon për vrasjen e gjyqtarit në Tiranë: Atentat ndaj vetë sistemit

Duke e konsideruar si sulm ndaj drejtësisë, Begaj shkruan se ky akt i tmerrshëm duhet të përbuzet nga e gjithë shoqëria.

Shkruar nga Versus

‘’Thellësisht i tronditur’’, Begaj reagon për

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar i tronditur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme brenda sallës së gjyqit. Duke e dënuar ngjarjen e rëndë, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit dhe kolegëve të tij.

Ndërsa bën thirrje që shoqëria ta përbuzë një akt të tillë duke e konsideruar si atentat ndaj vetë sistemit.

‘’Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen’’- shkruan Begaj. Versus.al

Poll