
Deputeti i PS-së në Qarkun Elbasan, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri, ka deklaruar se nuk ka blerë asnjë votë në zgjedhjet e 11 Majit.
Reagimi i tij vjen pas sekuestrimit që SPAK ka bërë në Elbasan për dy telefona dhe për një shifër 200 mijë euro. Burimet mediatike konfirmuan se SPAK i pati sekuestruar telefonin kandidatit socialist Luan Duzha. Lidhur me këtë ngjarje, ai u pyet nga gazetarët nga ku mohoi çdo gjë. Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë ndërsa shtoi se nëse ka vjedhur qoftë edhe një votë, do të shkojë vetë në burg.
"Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg", deklaroi ai. Versus.al
View this post on Instagram







