POLITIKË /

Votim elektronik në Vorë dhe njësinë 10 të Tiranës, sot testohen pajisjet në KQZ

Shkruar nga Versus

Votim elektronik në Vorë dhe njësinë 10 të

Banorët e njësisë nr.10 në Tiranë dhe ata të bashkisë Vorë do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit nëpërmjet pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 11:30 do të zhvillojë testimin operacional të pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI) që do të përdoren më 11 maj. Do të bëhet një simulim i procesit të hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.

Testimi do të zhvillohet në Magazinën e KQZ-së që ndodhet në Vaqarr. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar përfaqësues nga partitë politike, shoqërisë civile dhe medias që të marrin pjesë në procesin e testimit.

Pavarësisht miliona eurove të shpenzuara për pajisjet e votimit elektronik, ato nuk janë përdorur në gjithë vendin duke çuar dëm shuma të mëdha parash. Në zgjedhjet e kaluara vendore, u përdorën në disa bashki në të cilat qytetarët raportuan probleme të shumta, mes tyre edhe përzgjedhjen e gabuar të partisë politike që ata kishin votuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: