POLITIKË /

Rama dhe Balluku inspektojnë aksin Thumanë-Kashar,kryeministri: Syrin e keq e mori…

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, i cili pritet të përfundojë brenda muajit qershor.

Shkruar nga Versus

Rama dhe Balluku inspektojnë aksin Thumanë-Kashar,kryeministri: Syrin

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar kantierin e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, i cili pritet të përfundojë brenda muajit qershor.

Gjatë diskutimit, Balluku theksoi se aksi pritet të përfundojë më 30 qershor ndërkohë që kryeministri Rama shprehet se 'kur e punon me tre turne është e sigurt që bëhet.'

Balluku: Kam marrë garanci, sot më thanë kemi ecur sipas kalendarit një ditë më shpejt, thash mund ta hapim nga data 28, jo tha nuk kemi marrëveshje të reja, marrëveshja është me 30. Kemi pasur një gjeologji të mirë këtu, jo problematike, problematike ka qenë pjesa e shpronësimeve. Nëse ecet me të njëjtat ritme. Kashar-Lekaj do të jetë më e komplikuar sa i përket gjeologjisë se futemi në zona kodrinore, por nëse ecet me të njëjtat ritme edhe ato do dorëzohen brenda afateve.

Rama: E mori gjithë syrin e keq Murrizi.

Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar – Lekaj – Fier dhe Thumanë – Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.

Aksi përmbushin parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Poll