AKTUALITET /

Përplasje te ‘Urdhri i Psikologut’, Treska nuk liron zyrën, presidentja e zgjedhur i kërkon policisë ta nxjerrin me forcë

Shkruar nga Versus
Përplasje te ‘Urdhri i Psikologut’, Treska nuk liron
Foto: Presidentja e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut, Brunilda Laboviti dhe Valbona Teska, mban aktualisht postin

Prej ditësh institucioni i Urdhrit të Psikologut është rikthyer sërish në vemendjen e opinionit publik pas zgjedhjeve të mbajtura 4 ditë më parë për presidenten e re.

Dy kandidatet zyrtare në garë ishin Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafaraj, ndërsa nuk munguan akuzat për përjashtime të paligjshme të kandidaturave të tjera.  Gara u fitua nga Laboviti e cila mori 238 vota nga 451 votat e anëtarësisë në total. Nga ana tjetër Mustafaraj mori vetëm 140 vota dhe 73 vota rezultuan të pavlefshme.

Një tjetër problem ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrë pasi Laboviti ka shkuar të marrë detyrën, por Valbona Treska e cila mban aktualisht postin drejtues, nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Treska pretendon se duhet pritur ankimi për procesin zgjedhor.

Si pasojë e përplasjeve, kandidatja fituese për postin e presidentes së Urdhrit ka telefonuar policinë duke u kërkuar që ta largojnë me forcë Treskën nga zyra. Versus.al

Poll