
Kosovë- Policia e Gjakovës ka arrestuar Astrit Isufin, autorin e vrasjes së dy vëllezërve Naim dhe Dritan Morina ditën e djeshme në fshatin Gllouboc të Malishevës.
Isufi po merr trajtim mjekësor në qendrën spitalore të Kosovës pasi kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes me dy vëllezërit e bashkëshortes së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:30 kur autori kishte shkuar në shtëpinë e kunetërve të tij dhe pas një debate me këta të fundit kishte nxjerrë armën duke i lënë të plagosur. Dritan dhe Naim Morina u transportuan në spital, por fatkeqësisht nuk mundën t’u mbijetonin plagëve që kishin marrë.
Autori rezulton të jetë pronar i një servisi në Drenas. Pas ngjarjes, policia ushtroi kontrolle aty, por nuk arriti të gjente Isufin i cili u kap mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Versus.al

