AKTUALITET /

U ekzek*tua në maj, anëtari i Avdylajve një prej autorëve të vr*sjes së Edmir Bregut në 2021-in

Sipas SPAK, Deda akuzohet se ka qenë një nga ekzekutorët e vrasjes, së bashku me Alfred Dokën, i cili aktualisht është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus
U ekzek*tua në maj, anëtari i Avdylajve një prej autorëve
Foto: Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (i ekzekutuar në 2021-in), Ermir Dedja (i ekzekutuar në 2025-ën)

Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme nga SPAK në Durrës ku u goditën dy grupe kriminale të Shijakut. Mes grupeve të goditura ishte edhe ai i kryesuar nga Astrit Avdylaj i cili dyshohet se ka qenë organizatori i vrasjes së Edmir Bregut alias Ilir Kuçit në Durrësn ë 2021-in si hakmarrje për atentatin e dështuar ndaj nipit të tij Aldo Avdylajt.

Mësohet se Ermir Dedja, anëtari i Avdylajve i cili u vra mbrëmjen e 19 majit në Durrës, ka qenë një prej ekzekutorëve në vrasjen e Edmir Bregut. Së bashku me të ka qenë autor edhe Alfred Doka i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Ndërsa ndihmës në këtë ngjarje kriminale ka qenë Enea Kume, vëllai i deputetit aktual të PS, Loer Kume.

Ekzekutimi i Dedjas mbeti ‘mister’ sa i takon identitetit të autorëve, por deri më tani dihet se policia ka shpallur në kërkim një maroken dhe një shqiptar, ndërsa janë arrestuar dy persona që shërbyen si kontrabandistë të mjetit që u përdor për vrasjen e Dedjas. 

Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Astrit Avdylaj (i arrestuar) ka qenë porositësi i vrasjes së Bregut së bashku me nipin e tij Aldo Avdylaj (në kërkim).

Gjatë operacionit që SPAK zhvilloi dje në Shijak u godit edhe grupi i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut” pasi dyshohet se kishte falsifikuar dokumente pronash në kadastrën e Durrësit. Në kuadër të operacionit u arrestua Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut, ndërsa u sekuestruan 11 prona me sipërfaqe 250 mijë metër katrorë të dyshuara të falsifikuara. Versus.al

 

Poll