
Lezhë- Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim G.A, të dyshuarin si autorin e vrasjes së 57 vjeçarit Pjetër Kaza mëngjesin e djeshëm në fshatin Tale.
Policia nuk ka bërë me dije të dhëna të tjera duke iu përmbajtur sekretit hetimor, por ka zbardhur dinamikën e krimit të rëndë që u zbulua nga familjarët e viktimës të cilët e gjetën 57 vjeçarin të pajetë pranë makinës
G.A e ka qëlluar Pjetër Kazën me breshëri automatiku sapo ky i fundit kishte zbritur për të hapur derën e shtëpisë së tij për të futur aty makinën. Kaza ndërroi jetë në vendngjarje.
Hetimet janë përqendruar në pistën e mundshme të gjakmarrjes pasi në vitin 1994 kishte nisur zanafilla e vrasjeve mes fisit Kaza e Gjini. Versus.al







