AKTUALITET /

FOTOLAJM/ SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH-në! Zbulohet kostoja

SPAK ka nisur punimet për një projekt të ri ndërtimor që do të lidhë fizikisht zyrat e vet me ato të BKH-së, përmes një strukture të re që do të ngrihet mbi rrugën “Jordan Misja”.

Shkruar nga Versus
FOTOLAJM/ SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH-në!
Punimet në godinën e SPAK

SPAK ka nisur punimet për një projekt të ri ndërtimor që do të lidhë fizikisht zyrat e vet me ato të BKH-së, përmes një strukture të re që do të ngrihet mbi rrugën “Jordan Misja”. Me një vlerë që shkon në afro 430 milionë lekë me TVSH, ky projekt ka marrë miratimin më 25 shkurt 2025, nën emërtimin zyrtar “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK”.

Objekti do të shërbejë si një korridor ndërlidhës mes dy institucioneve që ndajnë të njëjtën luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar – por jo të njëjtën godinë. Burime pranë projektit bëjnë me dije se ndërtimi synon të lehtësojë bashkëpunimin logjistik mes prokurorëve dhe hetuesve të BKH-së, pa kaluar më nëpër rrugë publike.

FOTOLAJM/ SPAK nis ndërtimin e godinës lidhëse me BKH-në!

Tags:

spak

Poll