AKTUALITET /

Ndryshime të shumta në Policinë e Tiranës: Lëvizje te shefat e krimeve, preket edhe Policia Rrugore

Shkruar nga Versus

Ndryshime të shumta në Policinë e Tiranës: Lëvizje te

Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në Policinë e Tiranës janë bërë ndryshime të shumta në nivelet drejtuese, përfshirë shefa krimesh, trafik dhe oficerë të policisë gjyqësore (OPGJ).

Shefi i krimeve i Komisariatit Nr.5 është transferuar në Vorë, ndërsa ai i Vorës është zhvendosur në Komisariatin Nr.5.

Në Komisariatin Nr.1, shefi i krimeve është transferuar në Policinë Rrugore të Tiranës, pranë sektorit të aksidenteve.

Ndryshime janë bërë edhe në Policinë Rrugore të Tiranës, ku:

Rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë lëvizur nga detyra,

4 komandantë të trafikut dhe linjave janë transferuar,

Jetnor Shira, ish-shef i trafikut urban, është zëvendësuar nga Megian Ademaj.

Gjithashtu, disa OPGJ janë zhvendosur në pozicione të reja brenda strukturave të Policisë Rrugore.

Motivacionet e këtyre lëvizjeve nuk janë bërë ende publike, ndërkohë që ky është një zhvillim që vjen disa muaj pas ndryshimeve të mëdha në tetor, kur u zgjodhën 12 drejtues të rinj të qarqeve dhe 48 shefa komisariatesh.

Ndërkohë, procesi për emërimin e drejtorëve të departamenteve mbetet pezull, pavarësisht se ligji i ri për Policinë e Shtetit parashikon zhvillimin e një gare të hapur për këtë nivel drejtues./Versus.al

Poll