
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën arrest me burg për një 22-vjeçar Orgest Lena, i cili i shiti kokainë një 15-vjeçareje në qytetin e Sarandës.
Burimet për mediat bënë me dije se e mitura ishte mbesa e një ish kryebashkiaku të Sarandës. Pasi kishte konsumuar kokainën, e mitura ishte ndierë keq dhe kishte përfunduar në spital nga ku kishte rrëfyer edhe ngjarjen si dhe kishte zbuluar identitetin e të riut.
Menjëherë pas kësaj policia e shpalli në kërkim të riun, por nuk vonoi shumë kohë, 22-vjeçari u vetëdorëzua në komisariatin e Sarandës duke pranuar krimin.
Sot iu caktua masa nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Sarandës. Versus.al







