
Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, i penduari i drejtësisë Erion Alibej ka folur edhe për lidhjet me trafikantin e njohur të drogës, Dritan Gjika i cili konsiderohet si kreu i mafias së trafikut të drogës në Ekuador.
Ai zbuloi se së bashku me vëllain e tij të ndjerë Endrit Alibej kishin siguruar lidhje me Dritan Gjika dhe se kur ndodhi masakra e Bradasheshit, vëllai i tij dhe turku që u vra bashkë me të, kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi.
“Unë dhe Endriti kishim nisur një marrveshje biznesi. Me drogë normalisht por s’kemi qënë përzier kurrë me vrasje. Kemi pas njeriun më te rëndësishëm u lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra mik i familjes tonë kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithcka aty”- u shpreh Alibej gjatë seancës. Versus.al







