Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në liqenin e Shkodrës, ku është gjetur i mbytur një person rreth 37 vjeç.
Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si banor i fshatit Grizhë. Trupi i tij është zbuluar në afërsi të zonës së Balshajt nga shërbimet e policisë së Malësisë së Madhe.
Aktualisht, nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur.
Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit. Versus.al







