Pas një periudhe 14-mujore në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtuese e këtij institucioni. Largimi i saj vjen pas një mandati që u karakterizua nga reforma, transparencë dhe përkushtim ndaj përmirësimit të shërbimeve spitalore.
Prof. Cani mori drejtimin e QSUT në mars 2024, duke pasuar në këtë detyrë Albana Ficon. Gjatë kësaj kohe, ajo kontribuoi në forcimin e integritetit institucional, rritjen e standardeve të trajtimit dhe menaxhimin më efikas të burimeve njerëzore dhe teknologjike.
Burime pranë QSUT për Versus.al bëjnë me dije se vendimi për dorëheqje është marrë për arsye personale, ndërsa pritet që Ministria e Shëndetësisë të emërojë së shpejti një drejtues të ri.
Dorëheqja e Prof. Canit shënon fundin e një faze intensive pune në një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në vend, që gjatë kësaj periudhe është përballur me sfida të mëdha, por edhe me hapa të rëndësishëm drejt modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. /Versus.al/







