AKTUALITET /

U gjet i varur, zbardhet pas 7 vitesh vrasja e të riut në Korçë! Autore, e dashura e tij dhe partneri tjetër

Për ish-të dashurën e viktimës është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar pasi ndodhet në Kanada, ndërsa për partnerin tjetër të saj nuk u lëshua urdhër arresti pasi rezulton se është vetëvrarë vitin e kaluar.

Shkruar nga Versus
U gjet i varur, zbardhet pas 7 vitesh vrasja e të riut në
I ndjeri, Antonio Kafafili

Janë dashur shtatë vite për të zbardhur ngjarjen e ndodhur më 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës ku 18 vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë.

Pavarësisht se krimi u hetua fillimisht si vetëvrasje, hetimet e thelluara kanë arritur të identifikojnë dy autorët, të dashurën e tij Kejsi Spaillari dhe partnerin tjetër që ajo kishte paralelisht Rexhep Vathin.

Kejsi, asokohe 17 vjeç së bashku me të dashurin tjetër të saj Rexhep Vathi e kanë mbytur me çarçaf të ndjerin dhe më pas e kanë varur në një pemë me qëllim që të krijonin idenë se ishte vetëvrarë.

Zbardhja e krimit u arrit nëpërmjet analizave të ADN të gjetura në vendngjarje. Aktualisht Spaillari jeton në Kanada ku ka emigruar prej vitesh. Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

Hetimet për dosjen u rihapën në 2021-in pas këmbënguljes së familjarëve të të ndjerit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: