
Vlorë- Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e mbrëmshme në kantierin e ndërtimit për aeroportin e qytetit bregdetar ku një punëtor 60 vjeçar ndërroi jetë. Policia ka dalë me sqarim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Viktima, Nusret Xhoka, 60 vjeç, banues në Dibër ishte shofer i trajlerit dhe punonte në kompaninë "2A Group", të Valon Ademit bashkëpunëtorit të biznesmenit Behgjet Pacolli, firma e të cilit po ndërton aeroportin e Vlorës.
Shkak për vdekjen e 60 vjeçarit është bërë përplasja e tij nga ana e drejtuesit të fadromës Rrahman Sllamniku, banues në Prishtinë. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat e mëtejshme hetimore. Versus.al








