
Fier- Një zjarr i përmasave masive ka përfshirë ish-parkun e automjeteve në Lushnjë ku për pasojë janë përfshirë nga flakët 4 autobusë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit. Tre prej autobusëve janë shkrumbuar ndërsa njëri është djegur plotësisht.
Ndërsa shoferët e tjerë u njoftuan dhe fatmirësisht larguan mjetet para se t’u digjeshin nga flakët. Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur shkakun e rënies së zjarrit. Versus.al







