Në takimin e radhës ‘Celulë m’celulë’, kryesocialisti Edi Rama u ndal në njësinë numër 8 në Tiranë. Kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë 4 vëllezërve 19-vjeçarë, katërnjakë, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste.
Nuk munguan batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa shkrepi një foto me katërnjakët tha se u bënë 5, njëjtë si numri i PS në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
Rama: Katërnjakë. Keni lindur të katërt për njëherë. Kush ka dalë, i pari? Ti ke dalë në fund. Ti i kë vënë para këta. Ëe katërnjakë. Keni vëlla ose motër tjetër? I paskan bërë 4 menjëherë. Mami me ca merret?
Njëri prej vëllezërve: Na rrit neve.
Rama: Atë mamin duhet ta mbani në krahë. Hajde ta bëjmë një foto te Shqipëria 2030. Kush ia gjen diciturën kësaj fotos. 5 pra, u bëmë 5.
Duke qenë se iu bashkuan PS për herë të parë, Rama me batuta u tha katërnjakëve se kanë ardhur për të kapur pasaportën e BE.
“Ju katërnjakët sot vini për herë të parë këtu, apo keni qenë. Hajde këtu mo, merrni një karrige se mos na ikni prapë. Pse erdhët, ca iu thanë. Doni me kap pasaportën eee. Prandaj erdhët, me kap pasaportën”, tha Rama.







