POLITIKË /

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Silva Caka e he*moi Metën kundër meje

Shkruar nga Versus
Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Silva Caka e he*moi Metën
Monika Kryemadhi, Silva Caka dhe Ilir Meta

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘’Çim Peka’’ live ku përveç karrierës politike, foli edhe për përplasjet me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.

Teksa theksoi se nuk kishte bërë asgjë kundër Ilir Metës, Kryemadhi e drejtoi gishtin tek ish-bashkëpunëtorët e saj Silva Caka dhe Endrit Braimllari të cilët së fundmi u rreshtuan krah Partisë Socialiste. Sipas Kryemadhit, këta dy persona e kanë ‘’helmuar’’ Metën në raport me marrëdhëniet në çift mes tyre.

Biseda në studio:

Kryemadhi: Unë nuk dua të gjykoj dhe sot jam askushi për të marrë vendime dhe për të gjykuar vendimet e Ilir Metës. Jo vetëm Monika, por dhe shumë të tjerë e kanë adhuruar Ilir Metën. S'kanë bërë asgjë kundër Ilir Metës, kanë qenë besnikë.

Çim Peka: Të gjithë e shitët. I ke te Rama sot të gjithë. Te Rama i ke. Çfarë ka akuzuar Ilir Meta si tradhtarë, faktikisht dolën të tillë.

Kryemadhi: Po edhe Monikën tradhtare e ka akuzuar. Edhe Elona Gurin tradhtare e ka akuzuar. Ku i ka? I ka te Rama sot?

Çim Peka: S'po flasim për nënën e fëmijëve.

Kryemadhi: Nëna e fëmijëve ishte e para. Tani këta ishin ushtarët e nënës së fëmijëve. Metës ia kam bërë të qartë që mesazhet që merrte nga njerëz që sot s'i ka afër vetes së vet, ishin për të nxitur se gjithë historia e tradhtisë nisi se kush do bëhej deputet. Ata që kanë shkuar te PS-ja janë ata që kanë helmuar Ilir Metën në marrëdhënie me Monikën. Edhe Braimllari filloi t'i luftonte të gjithë. Thoshte të heq këta të mos jenë deputetë. Pastaj shkoi Silva Caka se do u bënte vetë deputete. I përdorën të tjerët për interesat e tyre.

Kujtojmë se së fundmi Silva Caka u bashkua me PS-në duke u emëruar zëvendës ministre e Brendshme ndërkohë që ishte zgjedhur anëtare e këshillit bashkiak të PL dhe më herët kishte mbajtur postin e deputetes së LSI-së. Versus.al

Poll