POLITIKË /

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas zbardh detajet e diskutimeve

Shkruar nga Versus

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas zbardh

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se në qendër të diskutimeve ishin disa projekte të përbashkëta.

Ndërsa sa i takon gjeopolitikës, Zelensky nënvizoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Bashkimit Europian në çdo proces që lidhet me Ukrainën dhe kontinentin e vjetër.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës.

Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelesnky në rrjetin “X”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: