POLITIKË /

“Duhet ta detyrojmë”, Murrizi: Kjo është kandidatja e duhur për bashkinë Tiranë

Shkruar nga Versus

“Duhet ta detyrojmë”, Murrizi: Kjo është kandidatja e

Partia Demokratike po zhvillon prej ditësh konsultime me partitë opozitare për të gjetur një kandidat për bashkinë e Tiranës.

Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi deklaroi sot se PD e ka kandidaten më të votuar Jorida Tabakun, por shtoi se kjo e fundit duhet "detyruar" që t'u shërbejë demokratëve.


“Për mua duhet të ishte kandidate për Tiranën Jorida Tabaku. Ajo është demokratja më e votuar. Edhe nëse nuk do duhet të detyrohet për t’u shërbyer demokratëve. Nuk bëhet me kandidat jo politik. Nëse këta nuk duan kandidat politik, të na thonë arsyen sepse duhet dhënë llogari. Mendoj se është interesi i tyre personal. Kandidati duhet të jetë një person që e njohin demokratët dhe që ka histori brenda demokratëve. Një kandidat jopolitik nuk e votoj kurrë unë dhe as mbështetësit tanë. PD ka plot emra që t’i vendosë si kandidatë, kanë histori brenda PD-së, ish-studentë të dhjetorit.”-tha Murrizi.

Më herët Tabaku ka hedhur poshtë mundësinë që ajo të kandidojë për bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastriliut duke thënë se beteja e saj është në Kuvend. Versus.al

Poll