POLITIKË /

Agron Malaj padit në GJKKO Xhelal Mziun

Ish kryebashkiaku socialist i Matit dhe njëherësh deputeti i PS-së, Agron Malaj ka paditur në GJKKO deputetin e PD-së, Xhelal Mziun për shpifje.

Shkruar nga Versus
Agron Malaj padit në GJKKO Xhelal Mziun
Agron Malaj dhe Xhelal Mziu

Ish kryebashkiaku socialist i Matit dhe njëherësh deputeti i PS-së, Agron Malaj ka paditur në GJKKO deputetin e PD-së, Xhelal Mziun për shpifje.

E gjitha nisi pas disa akuzave të bëra nga demokrati i cili u shpreh se socialistët me në krye Malajn kanë shpërndarë para për të blerë vota.

Asokohe Malaj mohoi akuzat ndërsa e quajti Mziun, palaço cirku.

“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malaj, Agron Malaj është në shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços dhe Shkëlzen palaços, që e nxjerr aty për të përgoju emrin tim.

Makina aty është. Makina verifikohet. Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë dhe i k angel në gojë Agron Malaj. Ja ku e kemi dhe xheloziun (kthen telefonin nga TV ku është shfaqur Xhelal Mziu) që shpik kur makina është në Maqellarë që s’kemi lidhje dhe ne jemi këtu në Burrel”, u shpreh aso kohe Agron Malaj. Versus.al

Poll