AKTUALITET /

“Nuk ndihem mirë”, u arrestua në korrik për trafik ndërkombëtar droge, “Cinco” kërkon të lirohet

Përgjimet e zbardhura treguan sesi grupi ku ishte pjesë edhe Ndreaj, kishin arritur të trafikonin qindra ton kokainë drejt Belgjikës. Ndreaj gjithashtu konsiderohet si njeri i afërt me Eldi Dizdarin, bosin e drogës të arrestuar në Dubai.

Shkruar nga Versus
“Nuk ndihem mirë”, u arrestua në korrik për trafik
Ermir Ndreaj

Ermir Ndreaj, i arrestuar muaj më parë gjatë një aksioni të SPAK kundër grupit që trafikonte drogë në Belgjikë, ka kërkuar së fundmi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Tropojani i njohur me nofkën “Cinco” pretendon se ka probleme shëndetësore dhe prandaj nuk mundet të qëndrojë në qeli. Ai u arrestua më 25 korrik së bashku me 3 persona të tjerë, mes të cilëve dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.

Rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë, ku bënte pjesë edhe Ermir Ndreaj, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Hetimet e SPAK u drejtuan nga Altin Dumani dhe Adnan Xholi. Ndërsa Ndreaj është një emër i njohur pasi rezulton të jetë biznesmen i fuqishëm me pronësi mbi një klub nate, një restorant luksoz dhe një klinikë estetike. Versus.al

Poll